Dy anije civile u dëmtuan në sulmin që ushtria ruse kreu ndaj një porti në qytetin Odesa të Ukrainës.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Rindërtimin e Ukrainës dhe njëherësh ministër për Zhvillimin e Komuniteteve dhe Territoreve, Oleksiy Kuleba në një deklaratë nga llogaria e tij në Telegram tha se ushtria ruse kreu sulm me raketa ndaj një porti në qytetin Odesa të Ukrainës.

Kuleba theksoi se një person humbi jetën dhe 8 të tjerë u plagosën në sulmin ndaj infrastrukturës së një porti në qytet.

Ai vuri në dukje se anija e mallrave me flamur të Palaut "OPTIMA" dhe anija me flamur të Belizes "NS Moon" u dëmtuan në sulm. Kuleba tha se një pjesë e infrastrukturës në port, si magazinat e grurit dhe vinçat e mallrave u dëmtuan.

 

- Dy persona humbën jetën në sulmin me dron në Kherson

Administrata Rajonale Shtetërore e Khersonit në Ukrainë tha se 2 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën nga sulmi me dron i kryer nga ushtria ruse ndaj një automjeti civil në rajon./aa