Shtetasit malazezë me origjinë shqiptare në Mal të Zi përbëjnë më pak se 5 përqind të popullsisë totale.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga drejtoria e statistikave në malin e zi popullsia totale e vendit është rritur, por vetëm një pjesë  vogël e saj janë deklaruar si shqiptarë në regjistrimin e fundit.

Censi në mal të zi u zhvillua në muajin dhjetor nga ku 4.97 përqind e popullsisë në shtetin fqinj deklarohen si shqiptarë. 41.1 për qind e qytetarëve deklarohen si malazezë, ndërsa 32.9 për qind si serbë. Në krahasim me regjistrimin e vitit 2011, vihet re një ulje e malazezëve të deklaruar ndërsa serbët kanë një shtim të lehtë.

Në vitin 2011 deklaroheshin 45 përqind malazez në regjistrim, gati 4 % më shumë sesa në 2023, ndërsa serbët kanë një shtim të popullsisë në mal të zi pasi në 2011 rezultonin në masën 29.7%, 3 përqind më pak sesa në vitin 2023. Shifër domethënëse është edhe ajo e rusëve të deklaruar në cens, ku 2% përqind janë deklaruar të tillë.

Censi në Malin e Zi u parapri nga fushata të forta të forcave e mediave proserbe e proruse të cilat bënë thirrje që qytetarët të deklaroheshin si serbë, të mbështetura edhe nga Patriarku I Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije./Shqiptarja