Nga plagosja e ndodhur një natë më parë (15 tetor) në një servis automjetesh në Vorë, uniformat blu kanë vënë në pranga një prej personave të përfshirë në këtë konflikt.

Në pranga ka rënë shtetasi O.P., 39 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Sakaq, janë shpallur në kërkim 3 persona të tjerë, të identifikuar me inicialet B.B., 32 vjeçm R.L., 38 vjeç dhe M.U., 37 vjeç.

Gjatë konfliktit, shtetasi B. B. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. Sh., ndërsa shtetasit F. M. dhe A. M. janë dëmtuar gjatë konfrontimit fizik. Të tre këta shtetas janë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin O. P., 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve B. B., 32 vjeç, R. L., 38 vjeç, dhe M. U., 37 vjeç. Ditën e djeshme, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e një servisi në Vorë, dhe janë konfliktuar me shtetasit A. M., F. M. dhe Xh. Sh. Gjatë konfliktit, shtetasi B. B. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. Sh., ndërsa shtetasit F. M. dhe A. M. janë dëmtuar gjatë konfrontimit fizik. Të tre këta shtetas janë rrezikut për jetën.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë./GazetaShqiptare