Kuvendi ka publikuar faturën e dëmeve nga djegia e karrigeve nga deputetët e opozitës gjatë seancës së 2 javëve më parë. Dëmet e shkaktuara llogariten në shumën 764.922 mijë lekë.

Përgjegjës për dëmet janë vetëm 4 deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledian Nallbati dhe Elda Hoti.

Gazment Bardhi duhet të zhdëmtojë demet me vlerë 209.175 lekë;

Flamur Noka duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë;

Bledion Nallbati duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 187.455 lekë;

Elda Hoti duhet të zhdëmtojë dëmet me vlerë 180. 837 lekë./EuroNews