Politikani Italian, Vittorio Sgarbi ishte në një lidhje të drejtpërdrejt këtë të mërkurë në Euronews Now për të diskutuar rreth marrëveshjes për kampin e refugjatëve në Lezhë.

Sot, datë 15 tetor, në brigjet e portit të Shëngjinit mbërritën 16 emigrantët e parë.

Lidhur me këtë marrëveshje politikani italian tha se ka besimin e plotë se Shqipëria do të mirëpres siç duhet këta emigrantë, duke marrë parasysh edhe marrëdhënet e mira mes dy shteteve fqnje.

Sipas Sgarbit, nuk ekziston mundësia që ky pakt të dështojë, sepse sipas gjykimit të tij marrëveshja, e cila në thelb nuk sjell përfitim për Shqipërinë veç forcimit të marrëdhënies me Italinë, nuk prek drejtpërdrejtë popullin shqiptar dhe nuk mund të përbëjë një rrezik për ta.

“Uroj që marrëveshja t’i përgjigjet njerëzillëkut dhe problemve të njerëzve që kanë qenë emigrantë vetë. Lipset që shqiptarët të japin garanci për një respekt maksimal dhe vëmendje shumë të madhe ndaj njerëzve që do vijnë aty. Besimi është që marrëveshja të mbështetet mbi parimet e humanitetit, jo vetëm një marrëveshje avantazhesh për Italinë për shamnagien e qëndrimit të refugjtëve në Itali. Besoj se ju jeni siç keni qenë gjithmonë një rajon i Italisë, ku një kryeministër socialist ka dashur të bëj një marrëveshje me shtetin fqinj. Shqipëria nuk ka një përfitim, gjërat bëhn për gjetjen e një strategjie, është një tentativë për të zgjidhur një problem që shkakton një shqetësim social. Nuk mund të dështojë kjo marrëveshje, sepse është për një çështje që është një problem në Itali, kurse në Shqipëri jo. Nuk mund të shihet si kërcënim për popullin shqiptar,” –tha zoti Sgarbi./EuroNews