Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar një shkresë partive politike lidhur me votimin elektronik për zgjedhjet vitit 2025.

Në këtë shkresë qartësohet se mes mundësisë së zhvillimit të votimit elektronik në 5 qarqe, KQZ ka parë të arsyeshme që ky proces të zhvillohet vetëm në dy qarqe në qarkun e Durrësit dhe atë të Elbasanit.

Partia Lëvizja për zhvillimin Kombëtar, e kryesuar nga Dashamir Shehi ka kërkuar me anë të një shkrese zyrtare që votimi elektronik të zhvillohet edhe në Tiranë.

Sipas kërkesës së dërguar, votimi elektronik duhet të kryhet edhe në Tiranë pasi, është qarku më i madh, ka lehtësi logjistike dhe njerëzore për shkak të terrenit si dhe ka kryer e para modelin pilot të identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik./EuroNews