Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) dhe Autoriteti Aeronautik Civil i Rumanisë, nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit mes tyre, për forcimin e bashkëpunimit.

Sipas AAC-së, marrëveshjet konsistojnë në bashkëpunimin mes dy institucioneve në fusha me interes të përbashkët.

“Bashkëpunimi do të çojë në rritjen e kapaciteteve, përfitimin e ndërsjellë dhe adresimin e sfidave në mënyrë të koordinuar dhe harmonizuar ”, bën të ditur AAC./ata