Ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit takoi sot kreun e Bordit Drejtues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), Michael Granoff, me të cilin diskutoi mbi rrugëtimin e gjatë dhe të suksesshëm të bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të 15-vjetorit të themelimit të AADF-së, ministri Gonxhja tha se, vlerësuan arritjet e përbashkëta dhe investimet strategjike që kanë kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

“Së bashku diskutuam gjithashtu për të forcuar dhe zgjeruar më tej këtë bashkëpunim, jo vetëm në fushën e trashëgimisë kulturore, por edhe në fusha të tjera të përgjegjësisë së MEKI.

Po ashtu, edhe në eksplorimin e mundësive të reja për projekte të përbashkëta, me synimin për të fuqizuar inovacionin dhe zhvillimin ekonomik në vend”, u shpreh ministri Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbetet e angazhuar për të vazhduar këtë partneritet dhe për të përkrahur investimet e rëndësishme që kontribuojnë në ecurinë e Shqipërisë në aspektin kulturor dhe ekonomik./ata