Gjykata e Shkodrës ka vendosur këtë të enjte arrest me burg për të miturin i cili qëlloi me thikë 15 vjeçarin Emiljano Gjoni i cili më pas ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura ndërsa jashtë gjykatës qëndronin familjarët e autorit Klodian Kolbuçi.

Vetë ai ishte i pranishëm në sallën e gjyqit ndërsa nuk ka folur para gjykatës. Psikologu ka deklaruar se ai është në gjendje të renduar psikologjike duke e konsideruar në gjendje shoku.

Prokurori Ndricim Halili ka kërkuar masën me burg, teksa mbrojtja ka kërkuar që të merret masa e cila gjykon interesin më të larte në shërbim të të miturit.

Kur ndodhi ngjarja tragjike?

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit në lagjen ‘Skënderbeg’. Pasi 15-vjeçari goditi me thikë disa herë bashkëmoshatarin e tij e la në mes të rrugës dhe u largua nga zona.

Ka qenë një kalimtar i rastit që ka gjetur të miturin të shtrirë në tokë dhe të gjakosur . 15-vjeçari ka pasur ende shenja jete dhe kalimtari e ka dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe humbi jetën në spital. Vetëm tre orë më pas blutë e Shkodrës bën të mundur kapjen dhe identifikimin e autorit të mitur./Shqiptarja