Një mësuese e një shkolle 9-vjeçare në Gjirokastër do të hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se ka goditur me pëllëmbë një nxënës.

55-vjeçarja akuzohet për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturit".

“Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. M., 55 vjeçe, banuese në Gjirokastër, mësuese në një shkollë 9-vjeçare, për veprën penale "Keqtrajtimi i të miturit", pasi dyshohet se ka goditur me pëllëmbë një nxënës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme./Shqiptarja