Nënrkyetarja e PL-së, Erisa Xhixho e ftuar në emisionin ‘’Epiqendër’’ në Ora News u shpreh se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët, është thjesht një qokë e Ramës ndaj kryeministres italiane Meloni.

Xhixho: Kjo marrëveshje jo vetëm që nuk kishte transparencë, jo vetëm që u bë nga Italia e ditur lajmi se do të kishim  një pjesë të territorit tonë i cili do të vihej në shërbim të refugjatëve të një marrëveshjeje midis Ramës dhe Melonit e cila në fakt kjo marrëveshje jo vetëm nuk iu bë të ditur Kuvendit, nuk pati një llogaridhënie për të gjithë detajet dhe për pyetjen kryesore që shtrojnë shqiptarët sot se çfarë përfiton Shqipëria nga kjo marrëveshje.

Dhe nga ana tjetër jemi në një situatë ku priten refugjatë nga një vend i cli është në proces të integrimit evropian dhe jo nga vendet anëtare.

Si një zgjidhje e para që nuk është afatgjatë, e dyta që nuk zgjidh përfundimisht, më shumë është një qokë që i bëhet nga Rama drejt Melonit sesa përfiton realisht Shqipëria nga kjo marrëveshje.

Ndërkohë nga ana tjetër cënon shumë nga Konventat dhe frymën dhe vlerat e BE-së, për të drejtat e emigrantëve të cilët nuk synojnë ardhjen në Shqipëri por synojnë vajtjen në Itali.

Dhe në këtë moment ti cënon të drejtën e personit për të lëvizur drejt destinacionit final që ai ka, që është në këtë rast Italia dhe jo Shqipëria.

Dhe padyshim kjo do jetë një kazus edhe në Gjykatën e Strasburgut me informacionet që unë kam, duke cënuar një nga të drejtat themelore të emigrantëve.

Pra është një model alla Rama pra për ti bërë një qokë Melonit e cila ndodhet në një llogaridhënie që duhet ti japi qytetarëve të saj për flamurin e zgjidhjes përfundimtare të çështjes së emigrantëve dhe është gjetur kjo zgjidhje./OraNews