Në emisionin “Epiqendër” nga Sonila Musai, Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca tha se lidhur me të drejtat Avokati i Popullit do të bëjë monitorim për respektimin e të drejtave të emigrantëve në Gjadër.

Ballanca: Ajo që mendojmë se do të ndodhë është se të drejtat e njeriut të parashikuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, do të duhet të monitorohet nga Avokati i Popullit dhe institucioni i garantimit të të drejtave në Itali, si dhe nga dy institucionet rajonale dhe globale. Një bashkëpunim shumë të mirë për garantimin e këtyre personave do të realizohet me UNCR që mbron të drejtat e refugjatëve.

Tëre masat janë të njëjta që merren në çdo vend ku liria e personit është e kufizuar. E gjithë bota në nivel të OKB-së dhe Evropa kanë miratuar konventa në nivel ndërkombëtar dhe rajonal. Konventa që mbron të drejtat e personave që janë të kufizuar nga liria, thotë se duhet të ruajnë dinjitetin e tyre dhe jo të kenë një trajtim çnjerëzor./OraNews