Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni zhvilloi sot një takim me Komisionin e Mbrojtjes Civile në nivel qarku (KMCQ), ku u analizua situata e zjarreve dhe marrja e masave për përballimin e situatave sezonale në vijim.

Gjatë takimit u shqyrtua puna e kryer gjatë sezonit veror nga strukturat e Emergjencave Civile.

Diskutimi u përqendrua në parandalimin e përmbytjeve, përmirësimin e infrastrukturës, përgatitjen e kapaciteteve të reagimit dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për të mbrojtur qytetarët dhe komunitetet.

Drejtuesit e institucioneve dhe përfaqësuesit e bashkive vunë në dukje se përgatitjet vazhdojnë, duke u shoqëruar me një koordinim të mirë në punën që është realizuar dhe do të vazhdojë.

Të gjitha institucionet pjesë e KMCQ shprehën gatishmërinë për t’u angazhuar maksimalisht dhe për të garantuar një përgjigje sa më efektive dhe të shpejtë ndaj emergjencave të këtij sezoni./ata