Drejtorja e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Laura Saro priti sot në një takim ambasadorin e Katarit në Shqipëri. Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari.

Sipas AIDA-s, diskutimet u përqendruan në planet konkrete për forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Katarit.

Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në fushat prioritare të ekonomisë.

Saro nënvizoi mundësitë për tërheqjen e investimeve nga Katari në sektorët e rëndësishëm, ndërsa ambasadori shprehu interes për projekte që do të sjellin përfitime të ndërsjella.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në promovimin e zhvillimit ekonomik./ata