Shkolla e re “Avni Rustemi” në Tepelenë do të hapë dyert së shpejti me standardet më të mira për nxënësit dhe mësuesit.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna për rikonstruksionin e kësaj shkolle, që po realizohet falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Tepelenë

Projekti i rikonstruksionit të shkollës “Avni Rustemi” përfshin një rinovim të plotë të objektit, duke përfshirë 14 klasa mësimore, 3 laboratorë, bibliotekë dhe ndërtimin e palestrës së re.

Përveç kësaj, shkolla “Avni Rustemi” do të shërbejë edhe si Qendër Komunitare, duke luajtur një rol kyç në zbatimin e projekteve të ndryshme në bashkëpunim me komunitetin lokal.

Ky investim në shkollën “Avni Rustemi” është pjesë e një plani më të gjerë për rikonstruksionin e objekteve arsimore dhe sportive në Qarkun e Gjirokastër.

Këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të MAS, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundohet ndërtimi dhe rehabilitimi i 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin./ata