Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc nga Monaco, fitoi Çmimin e Madh të SHBA-së në Formula 1 dje në Austin, Teksas, fitorja e tij e tretë këtë sezon.

Dyshja e skuadrës italiane Leclerc dhe Carlos Sainz përfunduan në dy vendet e para në raundin e 19-të me 56 xhiro të zhvilluar në pistën "Circuit of the Americas".

Leclerc arriti në linjën e finishit me një kohë prej një orë, 35 minuta dhe 09.639 sekonda, duke dalë fitimtar.

Shoku i tij i skuadrës në Ferrari, Sainz, ishte i dyti, pasi piloti spanjoll ishte 8.562 sekonda pas Leclerc.

Max Verstappen nga Red Bull, i cili fitoi tre tituj radhazi F1 në 2021-2023, doli i treti në Çmimin e Madh të SHBA-së pasi kundërshtari i tij më i afërt në Austin, Lando Norris (McLaren), u ndëshkua për parakalime të paligjshme.

Norris parakaloi garuesin holandez Verstappen jashtë pistës për të fituar një avantazh. Por garuesi britanik kishte një penallti prej pesë sekondash. Kështu që Norris u emërua i katërti nga organizatorët.
 

Më parë Leclerc gjatë këtij sezoni fitoi edhe Çmimet e Mëdha të Monaco-s dhe Italisë.
 

Verstappen ka shtatë fitore këtë sezon, dhe rivali i tij për titull, Norris fitoi tre gara.
 

Oscar Piastri (McLaren) dhe Lewis Hamilton (Mercedes) fituan nga dy gara, ndërsa George Russell (Mercedes) dhe Sainz (Ferrari) nga një.
 

Raundi i ardhshëm do të mbahet në Mexico City më 27 tetor. Sezoni do të kryhet më 8 dhjetor në Abu Dhabi.
 

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si më poshtë:

 

- Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 354 pikë

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 297

3. Charles Leclerc (Monaco): 275

4. Oscar Piastri (Australi): 247

5. Carlos Sainz (Spanjë): 215

 

- Ekipet

1. McLaren: 544 pikë

2. Red Bull: 504

3. Ferrari: 496

4. Mercedes: 344

5. Aston Martin: 86

/aa