Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se vazhdon puna me ritme në kantierin e punimeve Elbasan-Qafë Thanë, faza 3, me gjatësi 2.36 km.

Sipas ARRSH-së, deri tani realizimi fizik i punimeve në këtë investim ka arritur në masën 40%.

Gjithashtu kanë përfunduar punimet për formimin e trupit të rrugës në një gjatësi prej 1.8 km të rrugës.

Ndërsa ndërtimi i veprave të artit është realizuar në masën 90%.

ARRSH njofton se, po punohet për ndërtimin e 2 urave të reja mbi lumin Shkumbin me lartësi 32 m dhe gjatësi rreth 200 metra-linearë./ata