Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michael Tarran u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Regional Youth Cooperation Office (RYCO), Albert Hani.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin rajonal për fuqizimin e të rinjve.

Ata theksuan rëndësinë e çuarjes përpara të axhendës “Të Rinjtë, Paqja dhe Siguria” dhe ripohuan përkushtimin për të krijuar mundësi për të rinjtë për të forcuar paqen dhe stabilitetin në rajon./ata