Falë Projektit “Mbështetja për Infrastrukturën Komunitare” (CIS), 810 nxënës e fëmijë dhe 51 mësues po e zhvillojnë procesin mësimor në mjedise tërësisht dinjitoze e bashkëkohore pas ndërhyrjeve në 3 objekte arsimore të dëmtuara nga tërmeti, të gjithë pjesë e Bashkisë Durrës.

Investimi ka përfshirë riparimin e shkollës së mesme të bashkuar “Jusuf Hoti” dhe ndërtimin e kopshtit, Katund i Ri, rindërtimin e kopshtit “Isuf Ferra” dhe riparimin e palestrës së shkollës “Isuf Ferra”, Shkozet si dhe rehabilitimin e shkollës 9-vjeçare “Zyber Sallaku”, Manëz.

CIS është financuar nga Qeveria e Danimarkës, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, me bashkëfinancim nga Bashkia Durrës dhe zbatohet nga UNDP Albania nëpërmjet Fondit për Arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Nxënësit, fëmijët e mësuesit e këtyre institucioneve arsimore po gëzojnë tashmë mjedise më të forta e më të sigurta, të modernizuara për t’iu përshtatur nevojave të arsimimit të shek. të 21-të, me eficiencë të lartë energjetike, me laboratorë të avancuar, me dhomë psikologu dhe infermieri, me aksesueshmëri të lartë për personat me aftësi të kufizuar etj./ata