Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen viziton sot Tiranën.

Ajo u prit me ceremoni zyrtare në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama.

Pas ekzekutimit të himnit të Bashkimit Evropian dhe himnit të Shqipërisë dhe prezantimit të dy delegacioneve, Rama dhe Von der Leyen iu drejtuan ambienteve të brendshme të Kryeministrisë.

Von der Leyen do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe pas takimit, kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rreth orës 17:00, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së kampusit të Kolegjit të Evropës.

Ky është i pari kampus që hap dyert jashtë një vendi të Bashkimit Evropian.

Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik me standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe më gjerë, dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik./ata