Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës dhe personave që kanë lidhje me të.

Redjan Rraja, Odesa Rraja dhe Marsela Çiça kishin ankimuar në korrik vendimin e GJKKO për konfiskimin e pasurive, mes të cilave edhe një Audi luksoz.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare) pranoi sot kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë dhe vendosi konfiskimin e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme, si më poshtë:

Pasuri me sipërfaqe 30 m2, e llojit “njësi” në emër të shtetasit R.A.Rr.

Pasuria me sipërfaqe 76 m2, e llojit “njësi” në emër të shtetasit R.Rr..

Pasuri me sipërfaqe 127.5 m2, e llojit njësi, regjistruar në emër të shtetases M.Ç..

Pasuri me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases M.Ç.

Pasuri me sipërfaqe 18.09 m2, regjistruar në emër të shtetases M.Ç.

Automjet Audi A8, regjistruar në emër të Redian Rraja në datën 29.10.2019, pas blerjes së tij nga shtetasi T.S. kundrejt vlerës prej 20 000 euro.

Automjet me ngjyrë gri të tipit Audi me targa italiane sekuestruar shtetases K.K.

Një orë dore me rrip metalik, me ngjyrë gri dhe të verdhë, me fushë të zezë, me numër në pjesën e pasme 16233 (Roleks).

Shuma prej 2750 euro.

Po ashtu, Apeli i GJKKO vendosi revokimin e sekuestros së vendosur mbi automjetin e markës Bentley, tipi Continental, blerë nga shtetasi R.Rr., në shumën 900 000 lekë.

Ekzekutimi i vendimit do të kryhet nga Edisnaida Sulaj,e cila është administratore pranë Agjencisë për Administrimin e pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme Tiranë, dhe Oficerët e Policisë Gjyqësore të Policisë së Shtetit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar./ata