Monika Kryemadhi, deputetja e Partisë së Lirisë ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, aty ku do të njihet edhe me masën e sigurisë ndaj saj.

Por, përpara hyrjes së saj në seancë, Kryemadhi ka folur me gazetarët duke u ndalur te sistemi i drejtësisë.

“Po shkoj sot për t’u paraqitur përballë një sistemi drejtësie të kastruar, në qoftë se inteligjencën nuk e kanë aq të zhvilluar sa të kuptojnë se çfarë do të thotë fjala kastruar, për t’iu treguar dhe për të kërkuar nga ata kush e ka shpërndarë dosjen në media që ka nxjerrë sekretin hetimor. Pra, për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës nuk është drejtësia që kërkojnë shqiptarët, nuk është drejtësia e partnerëve tanë për të cilën kanë shpenzuar miliona dollarë dhe miliona euro. Do shikojmë dhe fytyrat si i kanë, a do e përballojnë dot apo jo”, tha Kryemadhi./ata