Prej 9 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano është i shtruar në një spital privat në Tiranë, ku po vazhdon trajtimin mjekësor.

 

Mësohet se mjekët i kanë vendosur një tub plastik në fyt, që e ndihmon në furnizimin me oksigjen. Sipas informacioneve, gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit është stabël.

 

Nano ka marrë mesazhe të shumta për shërimin sa më shpejt të tij nga personalitete të fushave të ndryshme. Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama i akordoi Nanos medaljen e mirënjohjes publike.

 

Teksa ka publikoi më rrjetet sociale medaljen, Rama shkruan se në këto orë të vështira të luftës për jetën e liderit historik të Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, meriton lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme.