Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga ballkoni i shtëpisë, ku ndodhet në arrest shtëpie, ka paralajmëruar se deputetët e opozitës pas takimeve në Strasburg, do të vijojnë takimet deri në Senatin dhe Kongresin e SHBA-së.

Berisha tha se përfaqësuesit e PD-së do të zhvillojnë takime për të paraqitur realitetin e vërtetë të Shqipërisë.

“Përfaqësuesit tanë do të vazhdojnë me intensitet takimet në parlamentet e vendeve kryesore. Pas zgjedhjeve padiskutim që do të shkojnë edhe pranë Kongresit dhe Senatit të SHBA, për të paraqitur realitetin e vërtetë të Shqipërisë, sepse kanë hedhur mbi këtë realitet, tonelata gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra.

Pra, ne do të bëjmë gjithçka, por dialogun me qytetarët shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë, por guximin e qytetarëve shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë”, – u shpreh Berisha.

Në fjalën e tij Berisha foli edhe për seancën e ish-presidentit Ilir Meta në GJKKO, të cilin e mori në mbrojtje dhe sulmoi drejtësinë.

Berisha në përfundim të fjalës së tij, ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën që do të zhvillohet në datën 29 tetor./ata