Të premten u luajtën dy sfidat e para të javës së 10-të të superligës shqiptare të futbollit.

Në Ballsh, vendasit pritën Teutën e Durrësit, ndaj të cilëve arritën një fitore 4-0. Në Rrogozhinë, Egnatia kampione e Shqipërisë nuk mori dot tri pikët përballë Elbasanit debutues në Superligë. Sfida u mbyll me rezultatin 1-1.

Bylis-Teuta 4-0

Në stadiumin “Adush Muça”, Bylis i ka dhënë fund serisë së humbjeve radhazi. Ballshiotët u rikthyen te fitorja, duke mposhtur pastër Teutën, me rezultatin 4-0. Ndeshja nisi me gol, ku pas vetëm katër minutash ishte Marin Abazaj që u tregua i saktë nga penalltia për golin e parë. Më pas Berko në pjesën e parë dhe më pas Ruçi dhe Gjata i dërguan shifrat në 4-0. Bylis gjen kështu fitore e dytë sezonale dhe shkon në kuotën e 8 pikëve për vendin e parafundit, ndërsa Teuta renditet në vendin e gjashtë me 14 pikë.

Egnatia-Elbasani 1-1

Kampionët e Shqipërisë barazuan 1-1 kundër Dinamos së Ilir Dajës. Ndeshja e vlefshme për javën e 10-të në Superiore, u vendos nga dy penallti. Në minutën e 19-të, Lushkja u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë avantazhin Egnatias. Ndërkohë për mysafirët isthe Dejvi Bregu, që arriti të barazonte në të 39 minutë. Për t’u theksuar se vendasit për 37 minuta luajtën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Albano Aleksit. Tanimë të dyja skuadrat ngjiten në kuotën e 16 pikëve, aq sa ka edhe Partizani kryesues që të shtunën në 19:30 luan kundër Vllaznisë në Shkodër.

Rezultatet dhe programi i javës së 10
E premte, 25 tetor 2024 – 14:00
Bylis 4-0 Teuta
Egnatia 1-1 Dinamo
E shtunë, 26 tetor 2024
17:00 AF Elbasani – Skënderbeu
17:00 Tirana – Laçi (luhet në Korçë)
19:30 Vllaznia – Partizani

Renditja: Partizani 16 pikë, Egnatia 16 pikë, Dinamo City 16 pikë, Elbasani 14 pikë, Vllaznia 14 pikë dhe Teuta 14 pikë, Tirana e Skënderbeu 10 pikë, Bylisi 8 pikë, Laçi 6

/ata