Në Tiranë u mbajt takimi i 4-rt i Komitetit Drejtues të projektit Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri (EU4LEA) me aktorët kryesorë të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Në tryezë u mblodhën së bashku aktorët kryesorë, përfshirë drejtorim e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, zv/ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari, përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian si autoriteti kontraktues, përfituesit e projektit parësor e dytësor dhe donatorët ndërkombëtarë.

Takimi shfaqi përparime thelbësore dhe mori vlerësime të forta nga drejtuesit më të lartë të zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit në Shqipëri.

Fjalimet u mbajtën nga Cinzia Tarletti, Shefe e Qeverisjes së Mirë dhe Sundimit të Ligjit në Delegacionin e BE-së; Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Llamallari; Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda; Pranvera Pustina, Prokurore dhe Drejtoreshë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë; dhe Prokurorit të Posaçëm të SPAK, Ened Nakuçi, së bashku me Drejtuesin e Ekipit të EU4LEA, Fabio Ottaviani.

Ottaviani theksoi arritjet e rëndësishme të projektit në partneritet me përfituesit, duke nënvizuar rezultatet kryesore, rekomandimet e ekspertëve dhe raportin e progresit.

Grupet e interesuara të mbledhura vlerësuan shumë mbështetjen strategjike dhe asistencën teknike të projektit gjatë gjashtë muajve të fundit të zbatimit, me përfituesit që shprehën vlerësimin për mbështetjen solide të ofruar nga ekipi i projektit.

Përfituesit kryesorë të projektit shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e vendosur dhe asistencën teknike të ofruar nga ekipi i projektit gjatë gjashtë muajve të katërt të zbatimit.

Si ekipi i projektit ashtu edhe palët e interesuara përsëritën përkushtimin e tyre për bashkëpunim në të ardhmen.

Pjesëmarrësit mbështetën fuqimisht përpjekjet e EU4LEA për të përafruar praktikat shqiptare me standardet e BE-së, duke theksuar rolin e projektit në trajtimin e krimit të organizuar dhe të rëndë, korrupsionit të nivelit të lartë dhe shkeljeve mjedisore.

Takimi u përmbyll me një mesazh të qartë se përkushtimi i vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve dhe mbështetja e plotë ndaj autoriteteve ligjzbatuese dhe gjyqësore shqiptare është thelbësore për të garantuar një rrugë të suksesshme për integrimin e Shqipërisë në BE.

Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, i njohur me shkurtesën e tij si EU4LEA, është një projekt asistence teknike i financuar nga BE, i krijuar për të mbështetur dhe ndihmuar agjencitë kryesore të zbatimit të ligjit në Shqipëri, veçanërisht Policinë e Shtetit Shqiptar, Ministrinë e Brendshme, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë Prokuroritë e Rretheve, në arritjen e objektivave të tyre dhe afrimin e performancës së tyre me standardet e BE-së./ata