Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti dje në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia. Ai vlerësoi se misioni i KFOR-it në Kosovë ka rëndësi të veçantë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin tonë.

Sipas Peleshit, në takim u diskutua mbi bashkëpunimin dhe angazhimet e vendit tonë në kuadër të NATO-s apo nismave rajonale, si aleatë të besueshëm dhe kontribues aktivë.

“Shqipëria mbështet rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe çdo përpjekje ndërkombëtare për marrëveshjen finale në normalizimin e raporteve, që duhet të mundësojë njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE”, tha Peleshi.