Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në fjalimin e përditshëm nga banesa e tij ku qëndron në arrest shtëpie, se nesër në portin e Durrësit kthehen kontejnierët me mbetje toksike të denoncuara nga organizatat e huaja dhe ftoi qytetarët për protestë.

Berisha bëri thirrje për protstë tek Ura e Dajlanit, pasi si u shpreh ai “rikthehen në port kontejnerët me mbetjet toksike, të denoncuara nga Rrjeti i Bazelit”.

Duan të helmojnë Durrësin, sepse rikthehen kontejnerët e helmit’, u shpreh Berisha në fund të fjalës së tij.

Në nisje të fjalimit, Berisha u shpreh mirënjohës për shqiptarët që, si u shpreh ai, protestuan kundër Ramës në SHBA, duke e cilësuar atë si të padëshiruar për shqiptarët e diasporës.

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se, Rama ka bërë shpenzime të larta gjatë një udhëtimi jashtë vendit.

Berisha bëri thirrje për protesta të fuqishme dhe simbolike ndaj Ramës, kudo që ai të shfaqet, duke i konsideruar protestat shqiptare në Nju Jork si një burim frymëzimi për kundërshtimin ndaj qeverisë aktuale./ata