Një grup operacional i Policisë së Shtetit, i kryesuar krerët e departamenteve të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe ai i Policisë Kufitare, Saimir Boshnjaku, zhvilluan një vizitë pune në Britaninë e Madhe.

Qëllimi i vizitës ishte diskutimi mbi ecurinë e operacionit “Marewood” për goditjen e transportit të parave, trafikimit të armëve dhe drogës, dhe migracionit të parregullt.

Përfaqësuesit e palës britanike, Agjencisë Kombëtare Kundër Krimit (NCA) dhe Border Force, vlerësuan punën e përbashkët të bërë në këtë drejtim, duke nxjerrë në pah rezultatet e arritura në PKK, sidomos në portin e Durrësit, PKK Rinas, PKK Hani Hotit dhe pikat e tjera të kalimit, si dhe në aeroportet e Londrës.

Ata kanë vlerësuar bashkëpunimin, profesionalizmin, besueshmërinë dhe rezultatet e Policisë së Shtetit me strukturat homologe britanike, sidomos me NCA-në dhe Border Force, duke e cilësuar këtë bashkëpunim të suksesshëm, me rezultate mbresëlënëse të papara më parë në Britaninë e Madhe.

Drejtuesit e grupit operacional të Policisë së Shtetit vlerësuan mbështetjen e dhënë nga autoritetet britanike, e cila ka dhënë rezultate./ata