Italia ka ndërmarrë disa ndryshime të paketës fiskale lidhur me emigrantët të cilët punojnë në territorin e saj, por vijnë nga vende jashtë Bashkimit Europian dhe zonës Schengen. 

Deri tani - ashtu si shtetasit italianë - emigrantët në Itali përfitonin zbritje tatimore, kur ata kishte fëmijë dhe bashkëshortë të cilët banonin jashtë territorit Italian. 

Nga viti i ardhshëm, kjo përkrahje nuk do të jetë më e mundur për emigrantët, të cilët janë nga shtete jashtë Bashkimit Europian dhe zonës Schengen.
(Zbritja ishte 800 euro për të ardhurat deri në 15.000 euro, 690 euro për të ardhurat deri në 40.000 euro, në bazë të së cilës llogaritet shuma aktuale, e cila zvogëlohet me rritjen e të ardhurave.)

Rreth 4.6 milionë të huaj punojnë në Itali, nga të cilët 3.4 milionë janë nga vende jashtë Bashkimit Europian, pra 74%. 

Në vitin 2023, siç tregohet nga të dhënat tatimore të Ministrisë së Ekonomisë të ripunuara nga Fondacioni Moressa, ata deklaruan 52.7 miliardë të ardhura. 

“La Repubblica” thekson se emigrantët më të goditur nga kjo nismë e qeverisë Meloni, do të jenë shqiptarët, të cilët sipas medias italiane arrijnë në 375 mijë.

Emigrantët shqiptarë në Itali deklarojnë 6.5 miliardë taksa dhe paguajnë 789 milionë tatimin mbi të ardhurat personale.

Nga viti i ardhshëm, ata nuk do të kenë më zbritje për fëmijët dhe bashkëshortët, nëse këta të fundit banojnë në Shqipëri dhe ky është një rast i zakonshëm duke qenë se njerëzit shkojnë në Itali për të punuar dhe për të mbështetur familjet e origjinës që nuk bashkohen.

Ndërsa për shtetasit italianë, të cilët kanë punuar jashtë atdheut të tyre dhe kanë humbur vendin e tyre të punës atje - ose kanë përfunduar kontratat sezonale - nuk do të përfitojnë më nga ndihma ekonomike ndaj të papunëve./Shqiptarja