Policia e Tiranës është njoftuar nga Partia Demokratike për tubimin që do të mbahet nesër në orën 17:00 me bllokimin e disa akseve kyçe. Në kryeqytet protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës.

Policia është njoftuar për 3 orë, por nuk dihet se sa do të vijoj qëndrimi i tyre. Në njoftimin e policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse do të qëndrojnë vetëm aty, apo do të lëvizin në pika të tjera, informon gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema. 

Udhëheqësit e PD-së në qarqe kanë organizuar qytetarët në rang qarku për të organizuar atë që Berisha e quan 'mosbindje civile' përmes bllokimit të rrethorrullimeve kryesore në Shqipëri. 

Bëhet fjalë për rrethrrotullimin tek Casa Italia, Milot, Shkozet, rrethrrotullimi i Rrogozhinës, Levanit dhe Bradasheshit.

Bllokimi i akseve te tjera
Segmenti “Casa Italia - Sheshi Shqiponja”
Rrethrrotullimi Milot
Rrethrrotullimi Shkozet
Rrethrrotullimi Bradashesh
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
Rrethrrotullimi Levan" shkruan Gjekmarkaj. 

Pothuasje e gjithë policia rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve. Po ashtu në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.

Ndërkohë Policia ka njoftuar organizatorët se i garantohet e drejta e tubimit, por bllokimi i rrugëve është vepër penale.

Kur ndodhemi vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare tashmë opozita ndodhet në një situatë të vështirë, me dy liderë në hetim nga SPAK për akuzën e korrupsionit. E ndërsa Ilir Meta po hetohet nën masën e arrestit burg në qelitë e burgut 313, Berisha i marrë i pandehur pret nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie' vendimin e GJKKO-së për dosjen e aferës Partizani. Kjo e fundit do të vendosë nëse do e cojë dosjen për gjykim apo do e kthejë në SPAK, apo do e pushojë.

Protesta e parë e asaj që nga PD quhet 'mosbindje civile' ishte më 7 tetor. Zgjati 3 orë. U vu re një orvatje pa një itinerar të qartë, ku qëllimi kryesor ishte molotovi drejt institucioneve kryesore në Tiranë dhe thyerja e reklamave nëpër rrugët e kryeqytetit. Pjesëmarrja në protestë ishte më pak se ishte paralajmëruar.  E vërtetuan edhe pamjet ekskluzive me dron që solli Report Tv.  /Shqiptarja