Të paktën 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore të Izraelit në rajone të ndryshme në jug të Libanit.

Sipas lajmeve të agjencisë zyrtare të lajmeve, NNA, sulmet e Izraelit ndaj rajonet Tyre dhe Bint Jbeil kanë vazhduar deri në orët e mëngjesit.

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi me anë të një deklarate me shkrim se si pasojë e sulmit ajror izraelit në një lagje të qytetit Tyre kanë humbur jetën të paktën 5 persona, ndërsa janë plagosur 10 të tjerë.

Gjithashtu në sulmet e avionëve luftarakë izraelitë në një ndërtesë tjetër në qytetin e njëjtë kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë plagosur shumë të tjerë.

Izraeli ka shënjestruar edhe një ndërtesë tjetër në të njëjtin vend ku kanë humbur jetën 5 persona përfshirë punonjës shëndetësor.

Në sulmin në qytetin Nabatieh humbi jetën një person dhe u plagosën 3 të tjerë, kurse në qytezën Ain Baal sulmi izraelit shënjestroi ndërtesat e mbrojtjes civile ku humbën jetën 7 persona dhe u plagosën 24 të tjerë, përfshirë një infermiere dhe 3 punonjës shëndetësie.

Ekipet e mbrojtjes civile dhe të ndihmës së parë po vazhdojnë ende kërkimet për të bllokuarit nën rrënoja./aa