Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Enti Rregullator i Energjisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të përmirësuar sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë.
Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i AKSK, Igli Tafa dhe kryetari i ERE, Petrit Ahmeti.
Ky partneritet synon të krijojë një sistem mbrojtës të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, duke mundësuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe ndarjen e indikatorëve të kompromisit për parandalimin e sulmeve dhe minimizimin e pasojave të mundshme, bën të ditur AKSK.
Përmes kësaj marrëveshjeje, AKSK dhe ERE do të bashkëpunojnë gjithashtu në organizimin e trajnimeve dhe seminareve për zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë kibernetike.
Ky hap përfaqëson një angazhim të përbashkët për të siguruar një sektor energjetik më të mbrojtur dhe të përgatitur për të përballuar sfidat kibernetike të së ardhmes, thekson AKSK./ata