Kryeministri Edi Rama ndau sot historinë e Fatjonit, i cili është kthyer nga Italia në Kaninë dhe falë punës ka arritur të ketë mbi 5 mijë rrënjë ullinj dhe një ekip prej 50 punëtorësh.
“Kur vendosi të kthehej nga Italia, Fatjoni e kishte ndarë mendjen t’u kushtohej tokave të vendit të tij, kodrave me diell që shohin nga deti, në Kaninë.
E nisi punën me shumë pak dhe sot ka më shumë se 5 mijë rrënjë, kalinjot shekullor, të rritur në një ballkon historik që nuk i ngjan asnjë tjetri”, shkruan Rama.
“Tashmë, me një ekip prej 50 punëtorësh, prej shtatorit deri në nëntor, mbledhin ullinjtë për të prodhuar vajin e mrekullueshëm që nxjerrin këto toka të bekuara”, thekson kryeministri Rama./ata