Këshilli i Ministrave shpronësoi sot pronarët që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugëve “Faik Pajuni” dhe “Alush Lleshanaku”, në Elbasan.
Sipas vendimit, pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, me një vlerë të përgjithshme prej 1 698 683.8 lekësh.
Gjithashtu qeveria vendosi sot shpronësimin, e pronarëve që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i varrezave të qytetit Fushë-Krujë”.
Në vendim thuhet se, pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, me një vlerë të përgjithshme prej 624 512 lekësh./ata