Të rinjtë po zhvillojnë idetë për sipërmarrje përmes startup-ve të ndryshme.
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ndau në rrjete sociale, momente nga një takim me të rinj, që synojnë zhvillimin e ideve inovative, përmes startup-ve.
“Krenarë që Shqipëria po bëhet pjesë e trendit global e-sports përmes të rinjve tanë dhe startup-eve të tyre inovative.
Një industri që po rritet me shpejtësi, duke arritur vlera të larta ekonomike dhe tërhequr miliona ndjekës në mbarë botën”, shkruan Ibrahimaj.
Sipas saj, në takimin e përjavshëm me fituesit e Grantit 2024, diskutoi me ekipet e Oval, Carnival of Souls, Onemor, NodeLab, iPlaylife, dhe Sportify, të cilët krijojnë lojëra, ofrojnë trajnime dhe zhvillojnë platforma që inkurajojnë aktivitetin fizik dhe zhvillimin personal.
Ibrahimaj shprehu mbështetje për zhvillimin e këtyre iniciativave që, siç tha ajo, “synojnë forcimin e Shqipërisë në ekosistemin ndërkombëtar të e-sports”./ata