Policia ka zbardhur dinamikën e atentatit të sotëm të regjistruar rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç të Shkodrës.

Në këtë atentat mbeti i vrarë Hamza Lici dhe u plagos rëndë Arlind Bushati. Ata janë qëlluar me armë zjarri teksa ishin duke udhëtuar me një automjet tip “Benz”.

Në momentin e atentatit, automjeti ku udhëtonin Lici dhe Bushti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motor ku udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B. Si pasojë e përplasjes së automjetit me motorin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po në ndihmë të grupit hetimor është nisur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale me një  grup specialistësh të Drejtorisë për Hetimin e  rimeve të Rënda

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet në terren dhe në  ambiente të ndryshme, si dhe kanë ngritur pika kontrolli, për të bërë të mundur kapjen e autorëve./Opinion