Ish-kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Ende nuk dihet arsyeja se përse prokurorët e posaçëm, kanë thirrur Çelën.
Adrian Çela drejtoi OSHEE-në për 9 vite me radhë. Ai mori detyrën në dhjetor të vitit 2014, gjatë kohës kur qeveria nisi një aksion të gjerë për disiplinimin e sektorit energjetik, ku pati edhe arrestime të debitorëve.
Në qershor të vitit të kaluar, mandati i Çelës si administrator i OSHEE përfundoi./Dita