Ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler, u takua sot me homologun e tij nga Katari Khalid bin Mohammad Al-Attiyah gjatë vizitës së tij në Doha, tha Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes.
Takimi u mbajt në kryeqytetin e Katarit pasi Güler u mirëprit me një ceremoni ushtarake, tha ministria në X.
Ministria nuk ndau më shumë informacione lidhur me takimin.
Duke filluar nga e mërkura, Güler po zhvillon një vizitë zyrtare në Katar./aa