Pasi presidenti amerikan Joe Biden, mbështetësit e kandidatit Republikan të zgjedhjeve presidenciale në SHBA-së, Donald Trump, i quajti "plehra", Trump u shfaq me një kamion mbeturinash.
Sipas gazetës "The Hill", Trump iu kundërpërgjigj kritikave "plehra" të Biden.
Trump, i cili po drejtonte një kamion plehrash si pjesë e fushatës së tij zgjedhore, tha: "A ju pëlqen kamioni im i plehrave?. Ky kamion është për nder të Kamala Harris dhe Joe Biden".
Debati u shkaktua, pasi komediani Tony Hinchcliffe, që foli në tubimin e Trumpit bëri një shaka duke thënë "ishull lundrues mbeturinash" për Porto Rikon, ndërkaq Biden lidhur me këtë tha: "E vetmja mbeturinë që shoh këtu janë mbështetësit e tij (të Trumpit)".
Zëvendëspresidentja dhe kandidatja Demorkate për presidente Kamala Harris, nga ana tjetër, në deklaratën e saj në Maryland, duke theksuar se është "absolutisht kundër" që qytetarët të kritikohen për kë kanë votuar, premtoi se do të jetë presidentja e të gjithë qytetarëve kur të zgjidhet./aa