Shqipëria dhe Turqia nënshkruan memorandume mirëkuptimi  mes dy vendeve në fushën e mjedisit.
 
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ishte pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, që po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të  takimit të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë.
 
“Nënshkruam dy memorandume mirëkuptimi mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike për fushën e mjedisit”, tha Kumbaro.
 
Gjithashtu vijoi ajo, “nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit edhe me Ministrinë e Bujqësisë dhe Pyjeve për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura, duke qenë pikënisja e bashkëpunimeve të tjera të frytshme mes dy qeverive”./ata