Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në takim një delegacion grek të kryesuar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme për Diplomacinë Ekonomike, Kostantinos Fragkogiannis, për të diskutuar mbi bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve.
Gonxhja u shpreh se, në fokus të rëndësishëm gjatë takimit, ishin diskutimet për zhvillimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi, në kuadër të krijimit të mundësive të bashkëpunimit që përfshin ekonominë e gjelbër, tregtinë, zhvillimin e investimeve, politikat e nxitjes së biznesit, infrastrukturën, arsimin dhe kulturën.
“Mbetemi të gatshëm për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, të nxitur nga ambiciet e përbashkëta, respekti reciprok dhe angazhimi për të punuar së bashku për të mirën e të dy kombeve”, është shprehur ministri Blendi Gonxhja./ata