Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku në rendin e ditës ka interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputeti Bujar Leskaj dhe interpelancë tjetër po me Manastirliun kërkuar nga deputeti Zef Hila.

 

Rendi i ditës parasheh pyetje me ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nga deputetja Erisa Xhixho.

 

Po ashtu, pritet të shqyrtohen disa projektligje si “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, dhe disa projektvendime.