Anëtari i Kryesisë i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, tha sot se reforma në sistemin e energjisë ka dështuar.

Në një deklaratë për media nga selia e Partisë Demokratike, Bozdo u shpreh se Shqipëria e ka çmimin e energjisë të dytin më të lartë në rajon, pas Malit të Zi, dhe ndër më të shtrenjtët në Evropë

A e mbani mend reformën e ‘suksesshme’ në sektorin e energjisë? Ka qenë kryefjala dhe kryemburrja e Ramës dhe maxhorancës së tij, për sa e sa vite. E mbani mend se si u burgosën me qindra familjarë të pamundur për të paguar çmimin e shtrenjtuar të energjisë elektrike? Sa e sa të tjerë i dhanë fund jetës se nuk kishin mundësi për të paguara faturat, që vetë Rama në vitin 2015 ua imponoi shqiptarëve.

Rama dhe qeveria e tij rritën ndjeshëm çmimin e energjisë në emër të shëndoshjes ekonomike të të tri ndërmarrjeve publike që zotërojnë sektorit: KESH, OST dhe OSHEE.

Në fakt ndodhi e kundërta: një dekadë më vonë, gjendja ekonomike dhe financiare e këtyre kompanive publike është katastrofike. Është më rëndë se në vitin 2015! Të treja kompanitë, sipas të dhënave të vetë Ministrisë së Financave, i kanë borxh shtetit, dmth shqiptarëve, afro 600 milionë euro!”, deklaroi Bozdo.

Ai shtoi se “prandaj Shqipëria e ka çmimin e energjisë të dytin më të lartë në rajon, pas Malit të Zi, dhe ndër më të shtrenjtët në Evropë, më të shtrenjtë se Gjermania, Holanda, etj, nëse marrim parasysh barazinë e fuqisë blerëse.

Në votimet e vitit që vjen, shqiptarët duhet të votojnë mes projektit zhbërës të Ramës apo projektin tonë për një Shqipëri normale, ku jetohet, punohet dhe fitohet ndershmërisht, ku krimi nuk dikton as qeverinë dhe as politikën.

Shqiptarëve nuk mund t`i mohet e drejta për të votuar dhe vendosur ata vetë se kush do t`i drejtojë. Prandaj një qeveri teknike do të mundësonte disa kushte minimale për zgjedhje të lira. Partia Demokratike me programin e saj do tu japë shqiptarëve një rrugë reale për të normalizuar vendin, ekonominë dhe shoqërinë”, përfundoi Bozdo./ata