Mbi 680 banorë përfitojnë nga asfaltimi i rrugës në lagjen Miravec në bashkinë e Peshkopisë.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, ishte në fshatin Sohodoll, ku pa nga afër punimet e kryera në rrugën që do t’i shërbejë 96 familjeve.
“Ka qenë një kërkesë e domosdoshme, ka edhe problem të tjera. Në periudhat në vazhdim do të vazhdojmë edhe kanalizimet.
Fakti që ka këtë ndjeshmëri fshati, zona, tregon se kjo është një gjë e rëndësishme për ta, që u ka munguar dhe një gjë që ka munguar në zonat rurale”- u shpreh ministri Gonxhja.
Ministri tha se do të bëhet kujdes edhe për ndriçimin në mënyrë që të ketë rritje të vlerës në këto zona.
Gonxhja po ashtu u bëri thirrje përfaqësuesve të komunitetit që të listojnë banesat e njerëzve në nevojë dhe me të ardhura të ulëta, në mënyrë që të përfitojnë sipas ligjit “Për strehimin social” (i ndryshuar)./ata