Në kryeqytetin e Kilit, Santiago, në Amerikën Jugore, ka filluar panairi "Comic Con Santiago 2024", i cili i është dedikuar industrisë së librave komikë dhe argëtimit interaktiv.

Në kuadër të panairit janë hapur stenda në fushën e librave komikë, animacioneve të romaneve grafike, video-lojërave, filmit dhe televizionit.

Me kostume dhe grim, pjesëmarrësit u kanë ofruar vizitorëve skena shumëngjyrëshe.

Panairi mbahet në shumë vende që nga viti 1972 ndërsa manifestimin çdo vit e vizitojnë disa mijëra të pasionuar të kinematografisë, stripeve dhe fantashkencës./aa