Në qytetin Halabja të Irakut ka filluar festivali tradicional i shegës, i cili do të zgjasë tre ditë.
Një numër i madh njerëzish kanë vizituar festën e shegës, e cila këto tre ditë mbahet në parkun e qytetit Halabja.
Kryetarja e bashkisë Halabja, Nuxsha Nasih, tha për Anadolu se në qytet prodhohen 30 tonë shege për çdo vit dhe një pjesë e tyre shihet në provincat jugore të Irakut.
Nasih theksoi se shega e qytetit Halabja është e cilësisë së lartë dhe duhet ta provojnë të gjithë.
Ajo gjithashtu tha se presin 700 mijë njerëz ta vizitojnë festivalin brenda tre ditëve dhe se për këtë kanë dërguar ftesa për përfaqësitë dhe institucionet e huaja në vend./aa