Prej orës 10 të mëngjesit të sotëm në Pogradec ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në 106 Qendrat e Votimit.

 

Fillimisht puna ka nisur me qendrat e votimit në fshatra dhe pasdite  do të punohet me qytetin. Pritet që në orën 19:00  të ketë përfunduar i gjithë procesi. Sipas kryetarit të KZAZ procesi po ecën pa probleme.

 

Kleonard Krasta kryetar i KZAZ Pogradec ka shtuar se ka mungesë me përfaqësues të komisionerëve nga ana e BF në disa qendra votimi në qytet, por kjo nuk e pengon nesër nisjen e procesit të votimit në QV.