Përmirësimi i shpejtë i aktivitetit ekonomik në vend është reflektuar edhe në rritjen e kredisë konsumatore.

Banka e Shqipërisë njoftoi se, rritja e konsumit ka zgjeruar kërkesën e individëve për kredi, ndërsa kushtet dhe termat e kreditimit akorduar individëve janë raportuar të pandryshuar me një tremujor më parë.

Sipas BSH-së, totali i kredisë konsumatore në lekë gjatë muajit shtator 2024, rezulton 68 miliardë lekë, me rritje 1.7% krahasuar me gushtin.

BSH-ja bën të ditur se, nga 218 miliardë lekë që është totali i kredisë së disbursuar nga nga bankat për individët, në fund të shtatorit, 134 miliardë janë adresur për blerje banese.

Sipas kategorive rezulton se, 61% e kredisë së marrë në lekë është përdorur për blerje banese nga individët, 21% e vlerës totale është blerje e mallrave të qëndrueshëm dhe jo të qëndrueshëm, 10% për blerje pajisjesh dhe 4% për overdraft dhe për qëllime të tjera./ata