Lugina e Frigjisë në qytetin turk Afyonkarahisar, e cila ka një strukturë gjeologjike të përbërë nga shkëmbinj vullkanik, të gdhendur dhe të përpunuar lehtë, zbulon një kuptim unik arkitektonik dhe frymëzon shumë qytetërime të së ardhmes.
Me bukurinë e saj natyrore, monumentet dhe vendbanimet shkëmbore, tempujt në ajër të hapur, oxhaqet e magjishëm dhe 3 mijë vjet histori, Lugina e Frigjisë është ndër dhjetë luginat më të bukura në Türkiye.
Turistët vendas dhe të huaj, që vizitojnë rrethin İhsaniye në Afyonkarahisar, gjejnë mundësinë të udhëtojnë pas në kohë duke vizituar rajonin, i njohur gjithashtu si “Tokat misterioze” me historinë e tyre mijëra vjeçare.
Qytetërimi i Frigjisë daton në shekullin e 9-të para Krishtit, në rajonin malor të Frigjisë, i cili sot përfshin kufijtë e qyteteve Kütahya, Afyonkarahisar dhe Eskişehir./aa